Rozë

Ueda dhe Arlindi fitojnë “Love Island Albania”

By GAZETA SCANNER 1

November 06, 2023

Ueda dhe Arlindi janë fituesit e edicionit të parë të Love Island Albania që mbylli siparin në ekranin e televizionit Klan.

Përveç dashurisë që gjetën tek njëri-tjetri, ata fituan edhe çmimin e madh prej 50 mijë eurosh.

Në vend të dytë u rendit Amadea dhe Haris, ndërsa në vend të tretë Erida dhe Aleksandros.

Ndërkohë që Aisha dhe Everaldo ishin çifti i parë që u skualifikua nga vota e publikut.