Botë

Uebfaqja e qeverisë së Ukrainës goditet nga një sulm kibernetik

By GAZETA SCANNER 1

February 29, 2024

Uebfaqja e qeverisë së Ukrainës ka raportuar se ka qenë cak i një sulmi kibernetik.

Më vonë u bë e ditur se faqja e internetit është rikthyer, duke mos u dhënë më shumë detaje, shkruan Sky News.

Ndërkaq, sulmet kibernetike janë shfaqur shumë në mes të luftës në Ukrainë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, një grup hakerësh rus mori përgjegjësinë për një sulm kibernetik kundër operatorit kryesor telefonik të Ukrainës.