Mauro Icardi dhe Wanda Nara kanë bërë paqe. Periudha plot akuza të ndërsjella për tradhti, plot zënka dhe debate duket se është hedhur prapa dhe tashmë po nis një fazë e re.
Këtë e konfirmojnë edhe fotot e fundit që çifti ka shpërndarë nga Stambolli, aty ku jetojnë që prej kohësh kur sulmuesi u bashkua me Gallatasarain.
“Telenovela ime turke e preferuar”, shkruan Uanda në foton e shpërndarë me Ikardin.
Më pas edhe ish-futbollisti i Interit ka publikuar dy foto me bashkëshorten e tij. Të dy janë shfaqur shumë të lumtur me njëri-tjetrin, teksa vetë Uanda ka deklaruar pak ditë më parë se kanë sqaruar gjithçka dhe vijojnë të duhen njësoj si në fillim.