Lajme

“U zhgënjyen edhe të tjerët”, Vetëvendosje propagandon me video edhe në njëvjetorin e Banjskës

By GAZETA SCANNER 1

September 24, 2024

Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një video në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, ku u vra polici tashmë hero i vendit Afrim Bunjaku, derisa u eliminuan tre terroristë.

Vetëvendosje në këtë video përdorë terme absolutisht të papranueshëm, duke thënë se për mosfunksionimin e sulmit terrorist, u zhgënjyen terroristët, por “u zhgënjyen edhe të tjerët”.

Tutje në këtë video paraqiten Kryeministri Kurti, ministrat Albulena Haxhiu e Xhelal Sveçla, nën mbishkrimet se “sot veriu fyrmon ndryshe”.