Botë

U zhdukën në majën më të lartë të Europës, gjenden të vdekur 4 alpinistët

By GAZETA SCANNER 1

September 11, 2024

Janë gjetur pajetë 4 alpinistët, 2 italianë dhe dy nga Koreja e Jugut, që u zhdukën ditën e shtunë në majën më të lartë të Evropës, si pasojë e motit të keq.

Ekipet e kërkim shpëtimit i pikasën trupat e pajetë në një lartësi prej 4700 metrash, në anën franceze të Malit të Bardhë.

Paraprakisht, shkruan A2, shkaku i vdekjes së alpinistëve mendohet të ketë qenë hipotermit, teksa hetimet do të vijojnë më tej.

Alpinistët lëshuan alarmin të shtunën për motin e keq me të cilin u përballën gjatë rrugëtimit të tyre për të mbërritur në majë të Malit të Bardhë, por ekipet e shpëtimit nuk mundën dot të bënin asgjë.