Rozë

U vra nga forcat ruse, aktori ukrainas i dha jelekun anti-plumb një fëmije para se të vdiste

By GAZETA SCANNER 1

March 15, 2022

Aktori ukrainas Pasha Lee ka bërë një gjest të veçantë duke i dhënë jelekun e tij anti-plumb një fëmijë pak para se të vdiste, raporton The Mirror. Ylli i filmit kishte ndihmuar fëmijët të largoheshin nga një shtëpi gjatë një evakuimi në Irpin, kur u vra nga bombardimet ruse.

Kur evakuimi u ndërpre nga sulmi rus, aktori thuhet se hoqi jelekun e tij anti-plumb dhe ia dha fëmijës që mbante. Lee u vra në afërsi të Kievit. Pak ditë pas nisjes së luftës, ai iu bashkua forcave ushtarake për të luftuar kundër agresionit rus.

Pasha ishte shfaqur në disa filma dhe zëri i tij u shfaq gjithashtu në versionet ukrainase të filmave hit The Lion King dhe The Hobbit.