Lajme

“U tha, s’u bë” – LDK ia kujton premtimin Kurtit që e bëri për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës

By GAZETA SCANNER 1

November 04, 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video në Facebook sesi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka mbajtur premtimin për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës.

Kurti e kishte dhënë këtë premtim gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2021.

“Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizhet për dy shërbime bazë; kargo dhe për udhëtime me kosto të ulët”, kishte thënë Kurti.

Abdixhiku thotë se ndryshimi po vjne, dhe fundi premtimeve që s’kanë peshë më shumë se një fushatë.

“Ndryshimi po vjen! Me té dhe fundi i politikës së premtimeve që s’kanë peshë më shumë se një fushatë”, ka thënë Abdixhiku.