Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas uljes së tatimit në pagë për 6.8 euro.
Ajo ka përmendur se Qeveria e Kosovës ka rritur çmimin e energjisë elektrike mbi 100 për qind dhe tatimin në pronë mbi 100 për qind.
Veç kësaj, Bajrami ka theksuar se çmimet e secilit produkt janë rritur rreth 50 për qind.
Postimi i plotë në Facebook:
“Qeveria Kurti
Rryma 100%
Tatimi në pronë 100%
Çmimet 50%
Pagat 1.5%”.