Rozë

U rrah nga motrat Berisha, Klea Prenga tregon shenjën që i ka mbetur

By GAZETA SCANNER

September 15, 2024

Klea Prenga u rrah barbarisht duket marrë plagë të rënda në fytyrë, shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi të.

Klea herë pas here po poston fotografi në Instagramin e saj, ku pa komplekse ajo po tregon shenjat që i kanë mbetur në fytyrë nga goditja me sende të forta që i shkaktuan dëmtime të shumta por gjithsesi ajo po duket shume e bukur.

Modelja reagoj disa herë, ku së fundmi tha se nuk ka ndërhyrë në marrëdhënien mes Marielës dhe Mirit, duke thënë se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar plotësisht para se këta dy te njiheshin.

Motrat Berisha janë ende në arrati, nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e tyre dhe policia nuk ka dhënë asnjë informatë të re në lidhje më to. /IndeksOnline/