Lajme

U raportua se Peci i dha 50 mijë euro bashkëpartiakut për ndërtim të vilave, Smajljaj: Të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka

By GAZETA SCANNER 1

October 23, 2024

Politologu Avdi Smajlja ka komentuar shkrimin se Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka dhënë një grant bashkëpartiakut të tij, Bahtijar Berishës, në një projekt mbi 84 mijë euro për ndërtimin e tri vilave në Dragash.

Veprimit të ministrit Peci, Smjajlja i është përgjigjur me poezinë “Hakerrim” të poetit të njohur shqiptar Ali Asllani.

Në këtë poezi, autori kritikon zyrtarët shtetërorë, të cilët i cilëson si hajdut dhe tradhtarë.