9.6 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

U raportua se janë zhdukur 10 milionë euro që ishin për rezerva shtetërore, reagojnë nga MINT

- Advertisement -

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka reaguar ndaj raportimeve të mediave ku është thënë se rreth 10 milion euro janë “zhdukur”, para të cilat kanë qenë të destinuara për rezervat shtetërore.

Përmes një postimi në Facebook, në faqen zyrtare të kësaj ministrie, thuhet këto raportime janë të pavërteta dhe se rezervat shtetërore janë të siguruara sipas planifikimit të projektuar, shkruan lajmi.net.

Tutje, shtohet se me planifikimin e MINT dhe financimin nga buxheti kombëtar, janë siguruara furnizime me produkte esenciale.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton opinionin e gjerë se rezervat shtetërore janë siguruar sipas planifikimit të projektuar.

Me planifikim nga MINT dhe financim nga buxheti kombëtar, janë siguruar furnizime me produktet esenciale të rezervës shtetërore në sasi të konsiderueshme gjatë vitit 2022”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Njoftim

Ju njoftojmë se lidhur me artikullin e publikuar në portalin Isajderi, me titullin “Skandali i madh i ministres Rozeta Hajdari; Zhduken rreth 10 milion euro te destinuara për rezervat shtetërore”, njoftojmë opinionin publik se përmbajtja e këtij artikulli është e pavërtetë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton opinionin e gjerë se rezervat shtetërore janë siguruar sipas planifikimit të projektuar.

Me planifikim nga MINT dhe financim nga buxheti kombëtar, janë siguruar furnizime me produktet esenciale të rezervës shtetërore në sasi të konsiderueshme gjatë vitit 2022.

Rezerva e shtuar gjatë fillim vitit 2022, veçse ka arritur në Kosove dhe është vendosur në lokacionet e aranzhuara për rezervën shtetërore.

Raportime të pavërteta si kjo janë të dëmshme për sigurinë publike, andaj Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të ndjekë rrugët ligjore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit