Thuhej se Jeff Bezos ishte martuar me partneren e tij Lauren Sanchez por tani ai i ka mohuar raportimet. Çifti nuk do të lidhë kurorë në Aspen, Kolorado. Raportet thanë se dasma do të mbizotërohej nga periudha festive e vitit, duke shfaqur një temë dimërore me drita vezulluese dhe një dekor të ngrohtë festash për të magjepsur të pranishmit, të cilët do të ftohen edhe për sushi në restorantin Matsuhia. Të ftuarit do të përfshijnë disa nga miqtë më të famshëm të Bezos si Bill Gates i Microsoft, i cili ka mbi 100 miliardë dollarë, si dhe Mbretëresha Rania e Jordanisë dhe Leonardo DiCaprio.
Tani, vetë Bezos ka postuar në Twitter se raportimet janë të rreme dhe se nuk ka dasmë që do të bëhet javën e ardhshme. “Për më tepër, e gjithë kjo është krejtësisht e rreme, asgjë nga këto nuk po ndodh. Fjala e vjetër ‘mos besoni gjithçka që lexoni’ është edhe më e vërtetë sot se kurrë. Tani gënjeshtra mund të përhapet në të gjithë botën përpara se e vërteta. Pra, jini të kujdesshëm njerëz”-shkroi miliarderi i teknologjisë në Twitter.
Sanchez është me origjinë meksikane dhe e bëri emrin e saj duke punuar si reportere dhe më vonë si spikere e lajmeve. Në këtë fazë të dytë të jetës së saj, ajo është nënkryetare e Fondit Bezos Earth dhe ka dhuruar 60 milionë dollarë për bioprodhimin dhe përpjekjet për ndryshimin e klimës dhe gjithashtu ndihmon në përzgjedhjen e fituesve të Çmimit Guximi dhe Qytetërimi. Lauren Sanchez është shfaqur gjithashtu në një seri filmash të famshëm si Fight Club, The Day After Tomorrow, Fantastic Four (2005) dhe Ted 2. Ajo është shfaqur gjithashtu në shfaqje televizive si Babylon 5 dhe NCIS.