Lajme

U nis nga Drenica me 13 plagë në trup dhe u bë profesor universitar në Paris!

By GAZETA SCANNER 1

August 26, 2024

Nga Vlora Çitaku

U nis nga Drenica me 13 plagë në trup dhe u bë profesor universitar në Paris!

Ky është Esat Bylykbashi. Në moshën 17 vjeçare, edhe pse i mori 13 plagë, i mbijetoi ekzekutimit serb në Drenicë, aty ku i mbeti i vrarë vëllau 14 vjeçar. Në vitin 1999, në rrezik për jetë dhe pa e ditur se a do të shpëtoj, me babain e tij do të nisej për në Francë që të shëroj plagët e tij.

Por, në Paris, Esati nuk do të gjejë vetëm shërimin, por edhe rrugën e tij drejt suksesit, si një histori e bukur filmi që të frymëzon e të mbushë me shpresë.

Esati shërohet, përfundon fakultetin e Teknologjisë Informative me sukses të lartë, dekorohet nga Ministria e Arsimit në Francë e fiton çmime të njëpasnjëshme për punën e tij inovative. Sot, përveç profesor dhe anëtar i komisionit për diplomim deri në nivel master në disa prej universiteteve më prestigjioze të Francës, Esati është këshilltar akademik edhe nëpër kompani me renome atje.

Ishte kënaqësi e madhe me e taku dhe me dëgju historinë e tij, e cila na inkurajon secilin prej nesh që sfidat t’i kthejmë në forcë dhe motivim për sukseset e radhës.

Jeta është e bukur. Esati është dëshmi e saj!