Policia e Kosovës ka njoftuar së një person duke prerë dru dyshohet se është lënduar me motosharrë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete.
Rasti ka ndodhur në fshatin Jabllanicë e Madhe në Pejë dhe se vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës.
“Fsh. Jabllanicë e Madhe , Pejë /29.09.2023-15:31. Ankuesi ka raportuar se babai i tij, viktima mashkull kosovar, duke prerë dru, dyshohet se është lënduar me motosharrë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar IML për obduksion”, thuhet në njoftim.