Heidi Baci dhe Shqipëria duket se tani kanë një lidhje që nuk e prish as mbarimi i romancës me Romeon.
Pavarësisht aludimeve se modelja ishte larguar përfundimisht drejt Italisë, ajo ka hedhur poshtë çdo gjë me postimin e fundit.
Heidi ka publikuar një story në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, ku dallohet se ka udhëtuar sërish drejt Shqipërisë.
Ndonëse u largua nga televizioni dhe emisioni Goca dhe Gra, Heidi ka lidhur mjaft kontrata me biznese të ndryshme në Shqipëri dhe duket se për momentin do të fokusohet në karrierën e saj si modele dhe imazh i brandeve të ndryshme.