Botë

U la jashtë në -27 gradë, pastaj Navalny dyshohet se u mbyt me një të goditur në zemër

By GAZETA SCANNER 1

February 21, 2024

Alexei Navalny është mbytur me një të goditur në zemër.

Sipas raportimit të The Sun lideri opozitar rus paraprakisht ishte detyruar që të kalonte disa orë në temperatura ngrirëse, prej -27 gradësh.

Metoda brutale më parë “ishte shenjë veçuese e KGB-së”, sipas themeluesit të grupit të të drejtave të njeriut, Gulagu.

Kundërshtari më i madh i Vladimir Putinit vdiq të premten, derisa po e mbante dënimin 19-vjeçar me burg me akuzat për ekstremizëm.

Rusia ka pretenduar se avokati ka vdekur “nga sindroma e vdekjes së papritur”. Më pastaj ka pasur dyshime që trupi i tij është gjetur i mbuluar me shenja mavijosjeje dhe zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh pohoi se “ai është vrarë”.

Aktivisti i të drejtave të njeriut, Vladimir Osechkin ka thënë për The Times që shenjat e gjetura në trupin e Navalnyt kanë lidhshmëri me teknikën “një goditje” e cila në të kaluarën është mësuar nga forcat speciale operative të agjencisë qeveritare ruse KGB.