Sport

U hodh shorti për edicionin e ri në Raiffeisen Liga e Parë

By GAZETA SCANNER 1

July 30, 2024

Sot, në selinë e FFK-së, në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve, është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2024/25 në Raiffeisen Liga e Parë e Kosovës në futboll.

Në emër të FFK-së, të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja, i cili ka uruar klubet për një organizim sa më të mirë dhe mbarëvajtje të garave në edicionin e ri.

Në bazë të shortit të tërhequr, në javën e parë do të ballafaqohen:

Grupi A:

Liria – Trepça

Rahoveci – Rilindja

Trepça ’89 – Istogu

Mitrovica – Vëllaznimi

Drenica –  Besa Peja

Grupi B:

Ramiz Sadiku – Vushtrria

Prishtina e Re – 2 Korriku

Fushë Kosova – Dinamo

Vjosa – Flamurtari

KEK-u – Kika