Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës u bë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave për Ligën e Dytë, Superligën dhe Ligën e Parë të juniorëve si dhe Superligën e kadetëve. Në emër të FFK-së, klubeve pjesëmarrëse në gara edicion të mbarë u dëshiroi kryetari i Komisionit të Garave për këto liga, Ardian Llumnica, i cili njëherësh kërkoi nga ato që të organizohen sa më mirë për mbarëvajtje të garës. Pas tërheqjes së shortit në javën e parë, të secilës ligë do të takohen:
Liga e dytë Tefik Çaga – Sharri Kosova Vr – Deçani Prizreni – Lepenci Dukagjini – Dielli Podujeva – Behar Dardania – Arbëria Ulpiana – Rilindja Shqiponjat – Vllaznia
Superliga e juniorëve Llapi – Trepça Istogu – 2 Korriku Vëllaznimi – Podujeva Trepça’89 – Top Futboll Ramiz Sadiku – Gjilani Ferizaj – Vushtrria Fushë Kosova – Ballkani Drita – Prishtina
Liga e parë e juniorëve Dinamo – KEK-u Drenica – Liria Flamurtari – Prizreni Dukagjini – Rilindja
Superliga e kadetëve Ramiz Sadiku – Ferizaj Ballkani – Gjakova Kurda – Trepça’89 Llapi – Trepça Malisheva – Rilindja Drenica – Prishtina Vushtrria – Drita 2 Korriku – Q.S Prishtina