Lajme

U fejuan dy ditë më parë, shuhen në një aksident tragjik këngëtari 20-vjeçar dhe partnerja e tij

By GAZETA SCANNER 1

March 06, 2022

Zbardhen të tjera detaje tronditëse nga aksidenti i tmerrshëm i ndodhur pas mesnatës në Fushë-Krujë, ku humbën jetën katër persona.

Gazetari Andi Shota raporton për “BalkanWeb” se njëri prej viktimave, 20-vjeçari Shkumbin Brati, ishte këngëtar i muzikës folklorike, dhe ishte fejuar vetëm dy ditë më parë.

Ai udhëtonte në makinë, së bashku me të fejuarën e tij, 16-vjeçaren A. K., ku të dy kanë humbur tragjikisht jetën.

Viktima të aksidentit të tmerrshëm kanë mbetur edhe shtetasit Alfred Dika, 39 vjeç, dhe shtetasi Artan Alushi, 30 vjeç. Çifti i të rinjve ishin pasagjerë në mjetin që drejtonte 30-vjeçari Alushi.

Ndërkohë, pas aksidentit tragjik, familjarët e këngëtarit Brati kanë publikuar mesazhe rrëqethëse në rrjetet sociale.

“U prefsh në paqe Shkumbin Sadiki Brati. Vëllai, në kope zemrën në këtë jetë, na shkatërrove”, shkruajnë familjarët e të ndjerit.