Sport

U dënua me katër vjet moslojë, reagon Pogba

By GAZETA SCANNER

February 29, 2024

Paul Pogba ka reaguar pasi u dënua me katër vjet moslojë për shkak të përdorimit të dopingut.

Francezi e ka quajtur jo të duhur vendimin, dhe ka thënë që kurrë nuk ka marrë me vetëdije një suplement të ndaluar.

“Jam njoftuar sot për vendimin e Tribunalit Kombëtar të Antidopingut dhe besoj që verdikti është i pasaktë”, ka thënë Pogba.

“Kur të lirohem nga kufizimet ligjore, atëherë rrëfimi i plotë do të bëhet i qartë, por unë kurrë nuk kam marrë me dije apo qëllim ndonjë suplement që shkel rregulloret antidoping”.