Lajme

U dëmtua një veturë dhe dy xhama të shtëpisë: Policia jep detaje për shpërthimin në Zubin Potok

By GAZETA SCANNER 1

September 05, 2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shpërthimin e djeshëm në Zubin Potok.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, nga mjeti shpërthyes i hedhur në oborrin e një shtëpie, janë dëmtuar një veturë dhe dy xhama të shtëpisë.

Rasti po hetohet.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Zubin Potok / 04.09.2024 – 02:40. Është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie me ç’rast është dëmtuar një veturë dhe dy xhama të shtëpisë. Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime.” – thuhet në raport.