Rozë

U akuzua se ka zbardhur lëkurën, reagon ashpër nëna e Beyonce

By GAZETA SCANNER 1

November 30, 2023

Këngëtarja e njohur Beyonce ka lyer flokët e saj më ngjyrë të bardhë ‘platinum’ dhe është veshur me një fustan me ngjyrë metalike argjendi nga brendi Versace në premierën e saj të filmit “Rainaissance World Tour concert film” në Los Angeles që u mbajt të shtunën, raporton revista People.

Dukjen e saj e kanë kritikuar shumë fansa e ndjekës duke i thënë se po mundohet ta zbardhë lëkurën e të duket sikur të ishte një grua e racës së bardhë.

Pas këtyre komenteve është nervozuar shumë nëna e ylli botëror, Tina Knowles, e cila postoi në llogarinë e saj në Instagram një tekst të gjatë me të cilin i doli në mbrojtje të bijës.

“Hasa në këtë sot dhe vendosa ta postoj pasi pashë shumë injorantë e idiotë që nuk e duan veten, duke urryer e duke bërë deklarata raciste për të, duke thënë se zbardhi lëkurën e saj dhe bëri flokë të bardhë ‘platinum’ duke dashur të jetë një grua e racës së bardhë”, ka shkruar Knowles në fillimin e postimit të saj në të cilin e kishte vendosur këngën e Beyoncés “Brown Skin Girl”.

Mesazhi i nënës së yllit vazhdoi duke i mallkuar të gjithë ata që u munduan ta ulin reputacionin që ka e bija.

Knowles gjithashtu ceki se e neveriti shumë fakti se një gazetare e racës së bardhë, nga tabloidi TMZ, ishte munduar ta kontaktonte stilistin e flokëve të Beyonces për t’i dhënë një deklaratë në lidhje me zbardhjen e flokëve të saj.