Sport

‘Tuttomercatoweb’: Napoli ka arritur marrëveshje me Rrahmanin

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani duket se ka arritur marrëveshje me klubin e madh italian, Napoli, transmeton GazetaScanner.

Ylli kosovar ka bërë një sezon të madh me Veronan në sezonin e tij të parë në Seria A.

Sipas ‘Tuttomercatoweb’, ‘napolitanët’ kanë arritur marrëveshje me Rrahmanin, madje, thuhet se kosovar ka pranuar një ofertë pesëvjeçare më skuadrën italiane. Mësohet se Napoli do t’ia paguajë Veronas 15 milionë euro për mbrojtësin prishtinas. /GazetaScanner/