Lajme

Turqia merr përsipër misionin e NATO-së në Kosovë

By GAZETA SCANNER 1

October 05, 2023

Turqia do të marrë komandën e forcës së udhëhequr nga NATO në Kosovë.

Kjo pas situatës së tensionuar të krijuar që nga 24 shtatori, pas sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, raporton Bloomberg.

Turqia, e cila ka ushtrinë më të madhe në NATO pas SHBA-së, do të marrë drejtimin e misionit nga Italia më 10 tetor, tha të enjten kundëradmirali Zeki Akturk, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Vendi ka marrëdhënie me të dyja palët, pasi ka zhvilluar lidhje tregtare me Serbinë, ndërkohë që ka furnizuar me drone luftarake për aleatin, Kosovën.