Botë

Turqia do të ndihmojë Iranin për gjetjen e helikopterit të rrëzuar

By GAZETA SCANNER 1

May 19, 2024

Irani ka kërkuar ndihmë nga Turqia në kërkimin e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian Ebrahim Raisi, tha të dielën ministria turke e menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave.

Irani kërkoi një helikopter kërkimi dhe shpëtimi për shikimin e natës, tha ministria.

Turqia po dërgon gjithashtu gjashtë automjete dhe 32 personel alpinistë të kërkim-shpëtimit në Iran, sipas ministrisë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shkroi në rrjetin X, se qeveria e tij “po e ndjek incidentin nga afër, në kontakt dhe koordinim të plotë me autoritetet iraniane”. /CNN/