Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë edhe sot “Turneun e Ndryshimit”.
Kjo parti ka bërë me dije se turi i radhës do të mbahet sot në qytetin e Gjilanit, duke filluar nga ora 13:00.
Në njoftimin e LDK-së, thuhet se ky tubim do të mbahet në Teatrin e qytetit të Gjilanit.
Deri me tani tubime të tilla LDK-ja ka mbajtur në shumë qytete të Kosovës.
Partia e Lumir Abdixhiku ka bërë me dije se turne të tillë do ta mbajë dielën në Zvicër, në qytetin e Olten, Trimbach.