Lajme

Tuneli i Llogarasë në Shqipëri do të mbyllet, kalimi veç përmes Qafës

By GAZETA SCANNER 1

October 13, 2024

Tuneli i Llogarasë në Shqipëri i cili u hap në korrrik,  do të jetë në funksion të qarkullimit të mjeteve deri në fund të tetorit.

Burime zyrtare nga Autoriteti Rrugor bënë me dije se nga 1 nëntori, mjetet do të lëvizin vetëm nga Qafa e Llogarasë, raporton Vizionplus.

Për tre muaj në këtë tunel kanë kaluar 715 mijë automjete, tregojnë të dhënat.

Sikurse ishte thënë edhe më herët, tuneli do të ishte i hapur vetëm gjatë sezonit veror, për t’i dhënë një shfryrje trafikut drejt plazheve të jugut.

Punimet në tunel nuk konsiderohen të përfunduara, ndërsa afati final sipas kontratës është muaji dhjetor. Ndërsa nga viti tjetër, lëvizja do të jetë me pagesë, 5 euro për një kalim.