Video/Foto

Tufa e 50 elefantëve filmohet duke kaluar qetësisht rrugën në Tailandë (Video)

Kushdo që ka qenë në Tailandë pranon se është një vend shumë i bukur. Aty mund të shkosh në plazh, të relaksohesh, të shijosh jetën e natës dhe gjithashtu të shijosh botën e egër natyrore dhe sidomos elefantët, që janë aq të përfshirë në kulturën tailandeze.

Në këtë video të fundit nga vendi vijnë momentet kur një tufë prej më shumë se 50 elefantësh ndaluan trafikun për të kaluar një rrugë në mes të rezervatit natyror atje.

Pamjet ishin marrë në provincën Chachoengsao ku elefantët shihen që dalin nga xhungla për të kaluar në anën tjetër.

Oficerët e policisë ishin vendosur në vend për të siguruar që kalimi i kafshëve të ishte i sigurtë.

Grupi i elefantëve që kalonin qetësisht rrugën ishin gjurmuar më herët nga autoritete e pyjeve.

Kjo bënte që ata të ishin të përgatitur për bllokimin e rrugëve për të parandaluar aksidente të mundshme. Pamjet u xhiruan nga Pratya Chutipat Sakul, i cili komentonte:

“Më shumë se 50 elefantë të egër kaluan autostradën. Ata po zhvendoseshin nga një pjesë e xhunglës në tjetrën”.

”Zyrtarët e pyjeve i kishin gjurmuar prej disa ditësh elefantët, dhe kur i panë t’i afroheshin tufës njoftuan policinë për t’i ndihmuar të kalonin”.

”Elefantët ishin aq të qetë dhe as që i vunë re njerëzit që i shihnin. Ishte një pamje e mrekullueshme”.

Tailanda është e mbushur me pamje si këto, dhe udhëtimi atje nuk bëhet kurrë i mërzitshëm.