Trajneri Thomas Tuchel e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Bayern Munichu. Gjiganti bavarez ka shënuar fitore të thellë kundër Borussia Dortmundit.
“Bavarezët” fituan 4:2 ndaj Borussia Dortmundit në derbin e javës së 26-të në Bundesligë, e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena”.
Portieri i “Milionerëve”, Kobel shënoi autogol në minutën e 13-të pas një gabimi katastrofal për t’ia dhuruar epërsinë vendasve.
Pesë minuta më vonë në skenë doli Thomas Muller që dyfishoi avantazhin e Bayernit.
Muller nuk u ndal me kaq. Ai në minutën e 23-të shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Bayern Munichun.
Goditjen e katërt mysafirëve ua dha Comen në minutën e 51-të.
Golin e parë për mysafirët nga Dortmund e konkretizoi Can nga penalltia në minutën e 72-të.
Krejt në fund të takimit, Malen shënoi golin e dytë për Dortmundit dhe të epilogut përfundimtar të këtij takimi.
Me këto tri pikë, Bayern Munich bëhet lider i vetëm me 55 pikë, dy më shumë se Dortmundi që zë vendin e dytë.