Botë

Trumpi cakton një ditë pushimi më shumë për Krishtlindje për punëtorët e shtetit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër që do t’i gëzojë të gjithë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë vendosi që e marta në vigjilje të Krishtlindjes, të jetë ditë pushimi e paguar për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore.

Kjo “dhuratë” festive e papritur vjen pavarësisht faktit se presidentët e tjerë shumë rrallë e kanë bërë pushim vigjiljen e Krishtlindjes kur qëllonte në mes të javës.