Botë

Trump thotë se vendet e NATO-s që shpenzojnë 2% të BPV-së për mbrojtje është “shumë pak”

By GAZETA SCANNER 1

August 26, 2024

Ish-presidenti Donald Trump tha në një intervistë të transmetuar të hënën se objektivi që NATO ka vendosur që çdo vend anëtar duhet të shpenzojë një minimum prej 2% të BPV-së për mbrojtjen është “shumë pak”, raporton CNN.

“Meqë ra fjala, dy përqind janë shumë pak”, tha Trump gjatë një interviste në Shawn Ryan Show. Ai shtoi, “Dy për qind nuk është numri i duhur”.

Kujtojmë se Trump është ankuar prej kohësh për shumën që vendet e tjera në NATO shpenzojnë për mbrojtjen në krahasim me Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të këtij viti, Trump tërhoqi reagime kur tha se do të inkurajonte Rusinë të bënte “çfarëdo që të duan” për çdo vend anëtar të NATO-s që nuk i përmbush udhëzimet e shpenzimeve për mbrojtjen.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha në qershor se 20 nga 32 anëtarët e aleancës pritet të shpenzojnë të paktën 2% të PBB-së së tyre për mbrojtjen këtë vit.