Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti të martën një konferencë shtypi në rezidencën e tij në Florida.
Ai shpjegoi qëndrimin e tij lidhur me çështjet kyçe të politikës së jashtme ndërsa merr drejtimin e Shteteve të Bashkuara më 20 janar.
Trump bëri thirrje për lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi më shumë se një vit më parë, duke thënë prerazi gjashtë herë se në kundërtën “tmerri do të pasojë”.