Lajme

Trump ose Harris, Nesho: S’do të kenë qasje si përpara në raport me stabilitetin e Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

July 25, 2024

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka vlerësuar se administrata e re amerikane cila do që të vije në pushtet, (republikanët apo demokratët) nuk do të jenë ashtu siç ishin më parë. Ai ka thënë se duhet të ketë një unitet tjetër sepse, siç ka vlerësuar ai mund të rrezikohet ajo çfarë na ka takuar dhe kemi fituar.

“Të dyja administrata që vijnë në lidhje me çështjet e kombit shqiptar dhe stabilitetin e Kosovës nuk do të jenë ashtu siç ishin më përpara. Ne në një farë mënyre do t’i përulemi me nder edhe Bidenit si njeriu i madh që mbylli ato diskutime. Me ardhjen si të demokratëve apo presidentit Trump duhet të ketë një unitet tjetër sepse mund të rrezikohemi për ato që na takojnë dhe i kemi fituar. Kjo është çështja kryesore që duhet të diskutojmë të dyja palë”, ka thënë Nesho në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Ai ka thënë se Trump është në avantazh për t’i fituar zgjedhjet dhe se mund të jetë një president i paparashikueshëm.

“Trumpi është nga ata njerëz i cili mendon se çdo gjë mund të negociohet”, ka thënë Nesho.