Botë

Trump: Jemi afër marrëveshjes së paqes me talibanët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ka një mundësi të mirë që të arrihet një marrëveshje paqeje me talibanët në Afganistan.

“Mendoj se jemi fare afër”, ka thënë Trump për iHeart Radio.

“Mendoj se ka një mundësi të mirë që të kemi një marrëveshje…Kjo do të dihet përfundimisht brenda dy javëve të ardhshme”, ka thënë ai.