Botë

Trump i zhgënjyer nga vendimi për dënimin e tij, thumbon Bidenin

By GAZETA SCANNER 1

May 31, 2024

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka filluar fjalimin e tij, duke iu referuar dënimit të tij për 34 akuza, duke thënë nëse “ata mund të ma bëjnë këtë mua, ata mund t’ia bëjnë këtë kujtdo”.

Menjëherë, ai kaloi në një çështje tjetër, duke dënuar sistemin e imigracionit të vendit dhe njerëzit “e sëmurë” që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton BBC.

Trump i drejtohet rivalit të tij politik, Joe Biden, i cili, thotë ai, po “shkatërron vendin”.