Botë

Trump i shmanget pyetjes nëse ka kontakte me Putin: Nëse e bëj, do të ishte e zgjuar

By GAZETA SCANNER 1

October 16, 2024

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump i është shmangur pyetjes nëse ka folur me Vladimir Putin që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë.

“Nëse e bëja, do të ishte e zgjuar”, tha Trump në përgjigje të pyetjeve të një gazetari të Bloomberg News në Klubin Ekonomik të Çikagos.

Gazetari i Washington Post, Bob Woodward, në librin e tij të ri të titulluar “Lufta”, argumenton se Trump ka komunikuar me Putinin disa herë në vitet e fundit.