Botë

Trump fiton padinë për shpifje, rrjeti mediatik amerikan do të paguajë 15 milionë dollarë

By GAZETA SCANNER

December 15, 2024

ABC News ka rënë dakord t’i paguajë 15 milionë dollarë presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për të zgjidhur një padi për shpifje, pasi prezantuesi i mediumit tha në mënyrë të rreme se Trump ishte gjetur “përgjegjës për përdhunim”.

George Stephanopoulos i bëri deklaratat shpifëse në mënyrë të përsëritur gjatë një interviste më 10 mars të këtij viti, kur ai sfidoi një kongresmene për mbështetjen e saj për Trumpin, shkruan BBC.

Por, një juri në një çështje civile vitin e kaluar përcaktoi se Trump ishte përgjegjës për “abuzim seksual”, i cili ka një përkufizim specifik sipas ligjit të New Yorkut.

Si pjesë e marrëveshjes, ABC do të publikojë edhe një deklaratë ku shpreh “keqardhjen” e saj për deklaratat e Stefanopulos.

Rrjeti gjithashtu ra dakord të paguante 1 milion dollarë për tarifat ligjore të Trumpit.