Ballina

Trump fiton në Georgia, shkon në 246 vota elektorale, Harris merr 182 vota elektorale të Kolegjit Zgjedhor

By GAZETA SCANNER 1

November 06, 2024

Ish presidenti amerikan, Donald Trump kryeson në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve. Deri më tani, Trump ka fituar 246 vota elektorale, sipas projeksioneve nga CNN.

Ndërsa zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris ka fituar 182 vota elektorale.

Shtetet e fituara nga Trump: Kentacky, Indiana, West Virgina, Louisiana, Utah, Montana, Mississippi, Ohio, Iowa, Kansa, Idaho, Texas, North Dakota, South Dakota, Wyoming, North Carolina, Nebraska, Luiziana, Georgia.

Shtetet e fituara nga Harris: Vermont, California, Oregon, New York, Delaware, Washington, New Mexico, Virginia, Maine, Columbia District, Illinois, New Jersey, Merilend, Connecticut, Massachusets, Hawaii.

Trump po garon për herë të tretë, pasi humbi zgjedhjet më 2020 ndaj presidentit aktual, Joe Biden, i cili u tërhoq nga gara presidenciale në korrik pasi sondazhet treguan se ai kishte pasur një paraqitje të dobët gjatë debatit me Trumpin dhe kishte shqetësime lidhur me moshën e tij. Kandidatja e demokratëve, Kamala Harris, nëse zgjidhet do të bëhej gruaja e parë presidente e SHBA-së dhe personi i parë me prejardhje nga Azia Jugore. Trump do të bëhej presidenti i dytë në histori që do të fitonte mandat presidencial në mënyrë jo të njëpasnjëshme. I vetmi president që e kishte bërë këtë ishte Grover Cleveland, në fund të shekullit 19-të.

Kamala Harris, 60-vjeçare, e ka paraqitur veten si ndryshim brezash nga Biden, 81 vjeç, dhe Trump 78 vjeç. Ajo ka shprehur mbështetjen e saj për të drejtën e abortit pas vendimit të vitit 2022 të Gjykatës Supreme që i dha fund të drejtës kushtetuese për abort. Ajo po ashtu e ka cilësuar Trumpin si rrezik për demokracinë dhe ka përmendur rolin e tij në sulmin e 6 janarit ndaj ndërtesës së Kongresit amerikan dhe refuzimit që të pranojë humbjen nga Bideni më 2020.