Botë

Trump, epërsi ndaj Biden/ Sondazhet e nxjerrin 6 pikë para presidentit aktual

By GAZETA SCANNER 1

May 03, 2024

Joe Biden dhe Donad Trump vazhdojnë në mënyrë intensive fushatat për të bindur sa më shumë qytetarë që tu japin votat në zgjedhjet presidenciale të cilat do të zhvillohen me 5 nëntor. Referuar sondazheve të publikuara nga CNN dhe NBC, ish kreu i Shtëpisë së Bardhë, Trump, është në epërsi.

Sipas të dhënave të publikuara, në një garë kokë më kokë Trump – Biden, kandidati republikan ka fituar rreth 49 për qind mbështetje nga qytetarët amerikanë, ndërsa lideri demokrat 43 për qind.

Ndërsa Trump përballet me katër çështje penale në gjykata të ndryshme, , popullariteti i tij ka vazhduar të rritet: 55% e votuesve thonë se tani e shohin mandatin e parë të Trump si një sukses. Në të kundërt, 44% e shohin atë si një dështim.

Nga ana tjetër, duke vlerësuar lidershipin e Bidenit, 61 për qind të qytetarëve amerikanë besojnë se presidenca e tij ka dështuar, ndërsa 39% thonë se ka qenë një sukses.

Sondazhi u krye nga CNN midis 18-23 prillit midis një grupi të rastësishëm prej 1,212 të rriturve të nxjerrë nga një panel i bazuar në probabilitet. Sondazhet u kryen në internet ose me telefon./abcnews.al/