11.5 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Trump e quan Putinin ‘gjeni’, Biden i reagon ashpër

- Advertisement -

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka reaguar ashpër paraardhësit të tij, ish-Presidentit Donald Trump, pasi ky i fundit e quajti presidentin rus Vladimir Putin “gjeni”.

Në një intervistë në radio këtë javë, Trump tha se është “gjeniale” që Putini e deklaroi një pjesë të Ukrainës të pavarur.

“Putin tash po thotë: Është e pavarur, një pjesë e madhe e Ukrainës. Unë mendova ‘sa e mençur që është kjo’. Dhe tani ai do të shkojë aty dhe do të jetë një paqeruajtës”, deklaroi Trump, raporton ABCNews.

“Ai është shumë i mençur. E njoh shumë mirë. Shumë, shumë mirë”, shtoi Trump.

Pas kësaj, në një intervistë u përgjigj presidenti Joe Biden.

“E marr aq seriozisht Trumpin që thotë se Putin është gjeni, për aq sa e marr kur thotë për veten se është një gjeni stabil”, deklaroi Biden në intervistë.

“Kishim dy opsione: të fillojmë një luftë të tretë botërore, të shkojmë në luftë me Rusinë. Ose e dyta të sigurohemi se një shtet që vepron kaq shumë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar do të paguajë çmimin për këtë”, tha mes tjerash Biden.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit