Botë

Trump dhe Erdogan bisedojnë për një marrëveshje 100 miliard dollarësh

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është takuar me homolgun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan, në margjinat e samitit të liderëve të NATO-së që po zhvillohet në Londër.

Mediat turke njoftojnë se takimi ka zgjatur rreth gjysmë ore, pas dyerëve të mbyllura, pas mbarimit të sesionit kryesor të samitit.

Merret vesh se dy presidentët kanë diskutuar mbi rëndësinë e përmbushjes së obligimeve turke karshi NATO-së, rritjen e mëtejshme të tregtisë përmes një marrëveshje bilaterale me peshë rreth 100 miliardë dollarë, sfidat rajonale të sigurisë dhe sigurinë energjetike.

Në takim po ashtu kanë marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavushoglu, ministri i finnancave,  Berat Albayrak, ministri i mbrojtjes, Hulusi Akar, ish- kryeministri, Binali Yildirim dhwe zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin. /GazetaScanner/