Sport

Trossard çliron Artetën, Arsenali rri afër me kreun

By GAZETA SCANNER 1

September 17, 2023

Arsenali ka vazhduar me ecuri pozitive në Premier Leaguen e Anglisë. “Revolveristët” të dielën mbrëma e fituan ndeshjen e xhiros së pestë në udhëtim tek Evertoni me rezultatin 1:0. Tani skuadra që drejtohet nga trajneri Mikel Arteta ka katër fitore e një barazim.

Është në pozitën e katërt me 13 pikë, aq sa kanë edhe Tottenhami dhe Liverpooli, dhe dy më pak se Manchester City lider.

Evertoni mbetet me një pikë në pozitën e 18-të. Golin e vetëm në fitoren e Arsenalit e shënoi Leandro Trossard, në minutën e 69-të.