Sport

Triumf për rekord, katër “galaktikë” shkruajnë historinë

By GAZETA SCANNER 1

June 02, 2024

Mund të konsiderohen edhe si kampionët e Evropës. “Galaktikët” e Real Madrid kanë arritur një tjetër sukses në “kontinentin e vjetër”, duke fituar për të herë 15-të, trofeun e UEFA Champions League, teksa në finalen e madhe, të “Wembley” në Londër ia arritën të mundin me rezultatin e pastër 2 me 0, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund.

Fitorja e këtij edicioni, ka bërë që katër futbollistë të Real Madrid tani të kenë statusin e mirëfilltë të legjendës. Më konkretisht, Dani Carvajal, Toni Kroos, Luka Modric dhe Nacho Fernandez, fituan sot për herë të 6 në karrierën e tyre trofeun, duke iu bashkuar legjendarit Paco Gento (1956, 1957, 1958, 1959, 1960 dhe 1966) si të vetmit me kaq shumë trofe të këtij lloji.

Për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo shifër, mjafton të shohësh se ata kanë fituar po aq trofe se Bayern Munich  dhe Liverpool gjatë gjithë historisë së këtyre klubeve, apo më shumë se Barcelona, Ajax apo Inter e Juventus. Vetëm Real Madrid me 15 trofe dhe Milan me 7 kanë më shumë se skuadrat e mësipërme.