Ballina

“Triumf i jashtëzakonshëm”, Osmani për Lojërat Mesdhetare

By GAZETA SCANNER 1

September 08, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë sportistë kosovarë që të prekin majat e suksesit.

Ajo theksoi se Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.

“Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe.Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!”, u shpreh Osmani.

https://m.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/848035323347675?ref=embed_post&wtsid=rdr_0NcjVoKGSau0gR2XW