Rozë

Tristan Thompson pranon se është bërë baba dhe i kërkon falje publike Khloe Kardashian

By GAZETA SCANNER 1

January 04, 2022

Tristan Thompson ka pranuar se është bërë baba i një djali me Maralee Nichols ndërsa iu drejtua me një falje publike ish partneres së tij, Khloe Kardashian, me të cilën ka dhe një vajzë. Më parë, 30-vjeçari kishte mohuar atësinë e fëmijës që lindi me 1 Dhjetor.

Sot, rezultatet e testit të atësisë zbuluan se unë linda një fëmijë me Maralee Nichols. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia. Tani që atësia është konfirmuar, pres me padurim ta rrisim miqësisht djalin tonë.”, shkroi ylli i NBA.

Ai vazhdoi më tej duke thënë “u kërkoj sinqerisht falje kujtdo që kam lënduar apo zhgënjyer gjatë gjithë kësaj sprove, si privatisht ashtu edhe publikisht.” Tristan pranoi se romanca e tij me Nichols lëndoi Kardashian, me të cilën ishte ende në lidhje kur u ngjiz vogëlushi.

“Khloé, ti nuk e meriton këtë. Nuk e meriton dhimbjen dhe poshtërimin që të kam shkaktuar. Ti nuk e meriton mënyrën se si të kam trajtuar gjatë viteve. Kam respektin dhe dashurinë maksimale për ty. Pavarësisht se çfarë mund të mendosh. Përsëri, më vjen shumë keq.”, shkroi ai.