Sot janë bërë tri vjet prej arrestimit të krerëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi nga Gjykata Speciale.
Ata janë duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku ndaj tyre në fillim të këtij viti ka filluar procesi gjyqësor ndaj tyre.
Që nga paraqitja e parë para trupit gjykues, liderët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për akuzat të cilat i ka ngarkuar Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Ata disa herë kanë kërkuar të mbrohen në liri, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga Gjykata Speciale. /Scanner/