Lajme

Tri vdekje të dyshimta në Kosovë brenda 24 orëve

Të enjten Policia e Kosovës i ka klasifikuar tri vdekje si të dyshimta.

Bëhet për një burrë në fshatin Bukosh të Suharekës, për një grua në fshatin Mamushë të Prizrenit, si dhe për një grua tjetër në Istog.

“Fshati Bukosh, Suharekë – 13.02.2020-10:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar për motive të panjohura ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”.

“Rruga Pasha-Mamushë, Prizren 13.02.2020-12:15. Është raportuar se viktima  femër kosovare, është dërguar në gjendje të rënë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit  për trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  për Obduksion”.

“Istog 12-13.02.2020-NN. Viktima femër kosovare në banesën e saj nga familjarët është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në  Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion”.