Lajme

Tri mënyra regjistrimi për mërgimtarët për të votuar në zgjedhje, njofton Elezi

By GAZETA SCANNER 1

August 24, 2024

Për mërgimtarët që duan të regjistrohen për të votuar në zgjedhje së shpejti do të jetë e qasshme platforma elektronike.

“Do të ketë kohë të mjaftueshëm për këtë proces, i cili do të fillojë më 29 gusht dhe do të përmbyllet me 26 dhjetor. Pra për këtë periudhë mund të paraqesin aplikimin e tyre për tu regjistruar si votues jashtë Kosove”, deklaroi ai në RTK.

Sipas tij, mërgimtarët mund të përzgjedhin se si duan të votojnë, në mënyrë fizike nëpër përfaqësitë diplomatike, apo edhe përmes dy mënyrave tjera: duke dërguar pakon me fletëvotim në fahun postar të KQZ-së në Kosovë apo në fahun postar të KQZ-së që do të hapet jashtë Kosovës.