Xhudistët e rinj të Kosovës e kanë mbyllur Kampionatin Ballkanik me një medalje të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Kampionati Ballkanik për juniorë (U21) u mbajt në Bihaç të Bosnjë-Hercegovinës. Medaljen e artë e fitoi Anes Veseli, të argjendtën Muhamedin Veseli, derisa të bronztën Dëbora Gjakova.
Dy medalje ballkanike i kanë fituar karateistët. Fortesa Orana dhe Endrit Beka i siguruan Kosovës medalje të bronzta nga Kampionati Ballkanik për seniorë që u mbajt në Tiranë. Shumë karateistë kanë përfunduar në vendet pesë dhe shtatë.