Këshilla mjekësore

Tri grushte me arra në javë ndihmojnë zemrën

By GAZETA SCANNER 1

July 21, 2024

Njerëzit që hanë rregullisht një sasi të vogël të arrave rrezikohen më pak nga çrregullimi i rrahjeve të zemrës, si shkaktar i sulmit në zemër.

Një studim i ri thekson se ngrënia e tri grushteve me arra brenda një jave, zvogëlon për 18% rrezikun e dridhjeve të zemrës , shkruan DailyMail.

Afërsisht 1.3 milionë njerëz në Britani të Madhe diagnostifikohen me dridhje atriale dhe rreth 500 mijë të tjerë janë me këtë gjendje, por jo të diagnostifikuar.

Hulumtimi është kryer në Institutin Karolinska në Suedi, ku si mostër kanë qenë 60 mijë të rinj te të cilët është parë konsumimi i arrave si dhe shëndeti i tyre i zemrës për 17 vjet.

Nga aty ka dalë se konsumimi i tyre mund të jetë i lidhur me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër.